Ambasadorja franceze: Vendimi për negociatat do të merret në unanimitet!

Ambasadorja franceze, Christine Vasac, nga Korça, foli për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin e Europian. Ajo tha se vendimi do të merret në unanimitet.

Ajo tha se, dosja e hapjes së negociatave për Shqipërinë është shumë e rëndësishme sepse ne jemi miqësi e vjetër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Nuk dua të fshihem pas gishtit. Ju keni ngritur pyetjet për rrugën europiane. Ju prisni, ne presim të gjithë bashkë përgjigjen e rëndësishme. Ne nuk dimë çfarë vendimi do jepet. Ky vendim do merret në unanimitet. Dje kancelarja Merkel dhe Macron janë takuar në një takim të rëndësishëm. Janë pyetje që na shpëtojnë dhe nuk i kapim dot. Është e vërtetë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin një vendim për hapjen e negociatave për në BE. Por ka subjekte që janë po aq të rëndësishëm siç është çështja e BREXIT. Ky është një problem i madh jo vetëm për Francën, por gjithë vendet e Europës dhe na intereson të gjithëve. Por ka gjithashtu subjekte të tjera siç është subjekti i evenimenteve në Siri. Është gjithmonë kështu. Aktualiteti vonon mbledhjet e veta. Por dijeni që dosja e hapjes së negociatave për Shqipërinë është shumë e rëndësishme sepse ne jemi miqësi e vjetër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ambasadorja./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Presidenti publikon arsyetimin e gjatë, ja pse dekretova në Gjykatën Kushtetuese Marsida Xhaferllari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.