Ambasadori gjerman: Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me vlerat e BE-së
Dritare.net

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, ka komentuar për herë të parë zhvillimet e fundit që shoqëruan protestat në Tiranë, duke theksuar se protestat paqësore janë pjesë e vlerave europiane, ndërsa ato të dhunshme nuk përputhen me standardet e Bashkimit Evropian. Deklaratën ai e bëri nga Borova e Kolonjës, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të viktimave të masakrës së 6 korrikut 1943.
“Çdo aktivitet i shoqërisë civile që është në përputhje me BE, dhe protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me BE, kush duhet fajësuar për të është ende në diskutim, janë të mirëpritura sepse mbështesin vlerat e BE siç i shohim ne. Ky është një moment shumë i dhimbshëm për ambasadën gjermane sepse sot ne jemi këtu për të nderuar viktimat e masakrës gjermane që u bë nga ushtria gjermane në 6 korrik 1943. Është 83 vjetori nga momenti kur 107 burra, gra dhe fëmijë u vranë dhe kjo është e dhimbshme për mua pasi ndaj dhimbjen e popullsisë këtu, për familjet që jetojnë dhe që u prekën nga fakti se nuk mundën ti shohin gjyshërit, xhaxhallarët apo tezet e tyre, vëllezër që nuk u rritën etj.
Është e dhimshme edhe për mua si ambasador sepse kjo ka ndodhur në emër të popullit gjerman por këtu në këtë vend ne duam të shohim përpara, të kujtojmë emrat e atyre që u vranë por gjithashtu duhet të nxjerrim dhe mësime. Të përpiqemi të mësojmë si mund ta parandalojmë që historia të mos përsërisë veten.
Në raste të tjera ne themi kurrë më, ndaj ky është rasti kur themi si ngjarje të tilla mos përsëriten më dhe kjo arrihet duke vendosur rregulla si toleranca, të drejtat e njeriut, zbatimi i ligjit, dhe këto janë vlerat e EU. Ndaj ne mbështesim dhe jemi të lumtur që populli shqiptar është në linjë me këto parime dhe e mbështesim procesin e integrimit sidomos në pjesën teknike por duhet të vlerësojmë edhe ata që zbatojnë vlerat e EU në përditshmëri, por edhe ata që qëndrojnë për të kërkuar zbatimin e ligjit, mbrojtjen e natyrës dhe çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit.
Do doja të thoja që ky është një moment që duhet të shërbejë për të mësuar nga e shkuara, për të memorizuar, për të nderuar viktimat dhe ndarë dhimbjen me familjet dhe për të parë përpara”, tha ai./K.C/dritare.net