Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Alketa Vejsiu i tha të gjitha për raportin e saj me Vera Grabockën!

Alketa Vejsiu i tha të gjitha për raportin e saj me Vera
Përballë gazetares Ilva Tare, Alketa Vejsiu, mbrëmjen e kaluar, sqaroi një herë e mirë, zhurmën e krijuar për raportin e saj me regjisoren Vera Grabocka. Po, Festivali i 58-të i Këngës në RTSH, i cili ishte një projekt i përbashkët i tyre, kishte krijuar përplasje, por jo krisje tha Alketa. Puna mes dy njerëzve që gjithmonë duan të japin më të mirën,  here pas here shkakton edhe ‘përballje idesh të ndryshme’, por marrëdhënia e tyre, siç tha Alketa, vazhdon të jetë si më parë.

Më tej ajo i vuri pikat mbi I, në lidhje me aludimet që ishin krijuar, se Grabocka nuk e kishte uruar për Sanremon. Nuk ka përse të urohet në rrjetet sociale, për të treguar që ata janë sërish krah njëra tjetrës, sa kohë që Vera ishte në sallën e Sanremos, për të mbështetur Alketën vërtet, jo me urime instagrami. Më poshtë intervista e Alketa Vejsiut me gazetaren Ilva Tare.

Ilva Tare: Si është raporti me Vera Grabockën. U duk sikur u mbyll  një kapitull me Festivalin dhe u hap një tjetër me Në Kurthin e Piter Panit?

Alketa Vejsiu: Kjo është tamam një pyetje që u bëhet dy njerëzve që duhen, dhe u thuhet çfarë ndodh me raportin tuaj të dashurisë? Një raport që ka 20 vite jetë. Raportet ridimensionhen, riformësohen. Por mund të them vetëm një fjali, është një raport solid që do jetojë me ne sa të kemi jetë. Pak po e sigurtë.

Ilva Tare: Pati krisje apo jo?

Alketa Vejsiu: Krisje jo, por pati diskutime. Sigurisht që eksperienca e Verës, me dëshirën time për novacion ndonjëherë përplasen, por gjendet gjithmonë një rrugë e përbashkët ku lumi zë shtrat.

Ilva Tare: Të uroi Vera Grabocka për Sanremon?

Alketa Vejsiu: Vera ishte në sallë. Këtë nuk e dinë njerëzit. Ishin dy njerëz në sallë me të cilët unë kisha gjatë gjithë kohës kontakt me sy. Bashkëshorti im, dhe njeriu më i rëndësishëm në jetën time profesionale, Vera Grabocka. Të dy të ulur në zemër të sallës./L.F-dritare.net