Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Sekretet e Teqesë së shenjtë të Frashërit!

Sekretet e Teqesë së shenjtë të Frashërit!

Në majën e një kodre në jug të Shqipërisë, midis pyjeve të dendura të Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës, ndodhet një monument që mban në themelet e tij më shumë se gurë dhe tulla. Është Teqeja e Frashërit, një vend i shenjtë për besimin bektashi, por edhe një vatër frymëzimi për lëvizjen kombëtare shqiptare. Fotoreporteri dhe udhëtari britanik Robert Hackman e viziton këtë vend me përulësi, duke e përshkruar si një “tempull që i mbijetoi shekujve”.

Sekretet e Teqesë së shenjtë të Frashërit!

“U shkatërrua gjatë Luftërave Ballkanike nga forcat greke, por i shpëtoi shkatërrimit nga komunistët në vitin 1967… Arsyeja pse kjo teqe i shpëtoi shkatërrimit ishte për shkak të lidhjes së saj me vëllezërit Frashëri.", tregon Hackman

Sekretet e Teqesë së shenjtë të Frashërit!

Në një vend ku qindra teqe dhe xhami u shkatërruan gjatë fushatës ateiste të regjimit komunist, Teqeja e Frashërit mbeti në këmbë. Jo si një përjashtim rastësor, por si një dëshmi e fuqishme e lidhjes mes këtij institucioni fetar dhe identitetit kombëtar shqiptar.


“Madje edhe komunistët e shpallën këtë monument kombëtar.”, thotë udhëtari britanik


Ky është një nga momentet më domethënëse të dokumentarit. Një monument fetar që vlerësohet edhe nga një regjim që i kishte shpallur luftë fesë, thjesht sepse ky vend kishte qenë shkolla shpirtërore e tre prej figurave më të ndritura të historisë shqiptare: Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.


“Abdyli dhe dy vëllezërit e tij morën mësime këtu, në këtë teqe, nga baballarët bektashinj, dhe mësimet e tyre jehonin në shkrimet për paqen dhe marrëdhëniet ndërfetare.”

Sekretet e Teqesë së shenjtë të Frashërit!

Kjo nuk është vetëm një teqe. Është një akademi pa tituj, ku ndjenjat e unitetit, respektit ndërfetar dhe dashurisë për atdheun u formësuan në mendjen dhe zemrën e rilindasve shqiptarë. Hackman e përshkruan këtë lidhje si një “jehonë” që vazhdon të dëgjohet edhe sot.

“Ishin këto fjalë dhe vepra që kapërcyen dallimet fetare dhe krijuan një identitet të përbashkët shqiptar.", shprehet ai.

Sekretet e Teqesë së shenjtë të Frashërit!

Në fund të vizitës, Hackman nuk flet për një të kaluar të humbur. Përkundrazi, ai sheh një burim frymëzimi të gjallë, një vend ku bashkimi, toleranca dhe kultura shndërrohen në gurët më të fortë të një kombi që ende ndërton të ardhmen./K.C/dritare.net