Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Rama: Shqipëria do të marrë një super anije luftarake

Rama: Shqipëria do të marrë një super anije luftarake

Kryeministri Edi Rama tha se ushtria shqiptare sot është më e mirëpaguara e rajonit. Në prezantimin e programit Shqipëria 2030 Rama tha se së shpejti Shqipëria do të ketë anijen e saj luftarake.

“Ka qenë 28 milionë euro. Ushtria më e keqpaguar në Europë dhe e kapur keq nga korrupsioni. Sot është 280 milionë euro. Sot është ushtria më e mirëpaguar e rajonit. Edhe Serbinë e kemi sapo kaluar me pagat në ushtri. Synojmë që brenda mandatit të katërt në Shqipërinë 2030, paga mesatare të jetë në mesataren e pagave të vendeve të NATO-s.

Kemi gjetur ferrnaja dhe sot është një bazë taktike e NATO-s. Sot, me flotë helikopterësh dhe së shpejti me një anije të madhe luftarake, veç të voglave. Ky është vetëm fillimi i një transformimi. Industria ushtarake ka nisur të hedhë themelet.

Shkollën e aviacionit do ta rilindim. Kemi bërë marrëveshje me një partner shumë të fuqishëm ndërkombëtar”, tha Rama./L.F-dritare.net