
Lihet në burg Bujar Shega. Lidhja e tij me bandën e Suel Çelës!
E Premte 4 Prill 2025, 14:02
Dritare.net
Gjykata e Posaçme lë në arrest në burg Bujar Shegën. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzat.
Bujar Shega njihet ndryshe si “truri financiar” i bandës së Suel Çelës. Ai u ekstradua ditën e djeshme nga Italia.
Ai akuzohet nga GJKKO për trafik drogë dhe pastrim parash në kudër të grupit të strukturuar kriminal.
Ndaj 52-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal./L.F-dritare.net

















