
Aksioni i SPAK-ut në Elbasan/ Kontrolle në bizneset e lidhura me Suel Çelën dhe te shtëpia e drejtorit të Ujësjellësit
Dritare.net
Janë zbardhur detaje nga operacioni i SPAK në qytetin e Elbasanit.
Kontrollet me urdhër të prokurorëve Altin Dumani dhe Vladimir Mara janë zhvilluar në biznese dhe në banesat e drejtuesve të institucioneve vendore të dyshuar si të lidhur me organizatën kriminale të Suel Çelës.
Janë ushtruar kontrolle te Nazif Bajrami, një biznesmen i njohur fushën e ndërtimit në Elbasan.
Bëhet fjalë për 4 banesa dhe një zyrë, ndërsa është kontrolluar edhe shtëpia e drejtorit të UKK Elbasan, Luan Tabaku.
Burimet thonë se nga komunikimet në SkyECC janë zbuluar lidhjet e tyre me organizatën kriminale të Suel Çelës.
Në zbatim të vendimit të gjykatës, janë bërë kontrolle, sekuestro sendesh, laptopësh, celularësh, shuma parash dhe dokumentesh të ndryshme me vlerë të rëndësishme për hetimin e SPAK./K.C/dritare.net

















