
Ja si ta trajtoni alergjinë nga kikiriku te fëmijët!
Dritare.net
Një imunoterapi e re thuhet se është në gjendje të trajtojë alergjitë ndaj ushqimit të kikirikut tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Megjithatë, administrimi i tij në kohë është kritik për efektivitetin e tij, theksojnë ekspertët.
Alergjia ushqimore ndaj kikirikëve është shumë e zakonshme në vitet e para të jetës së një fëmije. Shpesh, ai zhduket vetvetiu ndërsa në disa raste mund të mbetet, duke i privuar të sëmurëve nga një frut ushqyes me përbërës të vlefshëm. Një ekip ekspertësh kanë prezantuar një imunoterapi orale me kikirikë, duke pretenduar se mund ta trajtojë problemin.
Në studim, ekipi shqyrtoi të dhënat e 22 foshnjave, të moshës 7-11 muajsh të cilëve iu dha imunoterapi orale me kikirikë. Prindërit, në bashkëpunim me një mjek alergolog, filluan t'u japin fëmijëve një dozë ditore prej 18 mg proteinë kikiriku në formën e gjalpit të kikirikut. Studimi zgjati 6 muaj me doza në rritje gradualisht, duke arritur një dozë prej 500 mg. Gjatë gjithë provave, foshnjat u monitoruan nga ekspertë, të gatshëm për të përballuar menjëherë çdo efekt anësor që shfaqej.
Rezultatet e studimit treguan përfundimisht se të 22 foshnjat morën dozat e mësipërme, pa u shfaqur ndonjë problem i veçantë. Rreth 27% e foshnjave nuk kishin fare reaksion alergjik, ndërsa pak më shumë se gjysma e foshnjave kishin reaksione të lehta alergjike, të cilat u larguan vetë./dritare.net

















