
Zjarret në Turqi, mbi 50,000 persona evakuohen nga banesat e tyre!
E Hënë 30 Qershor 2025, 15:03
Dritare.net

Mbi 50,000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të mëdha pyjore që po përfshijnë kryesisht provincat Izmir, Manisa dhe Hatay, njoftoi sot Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive (AFAD).
“Mbi 50,000 qytetarë nga 41 zona të ndryshme janë zhvendosur përkohësisht në vende më të sigurta,” theksoi AFAD përmes një postimi në rrjetin social X
Zjarri i madh në Izmir vazhdon për ditën e dytë, ndërsa puna e zjarrfikësve po vështirësohet nga era e fortë, sipas deklaratës së ministrit të Bujqësisë dhe Pyjeve, siç raportojnë mediat lokale.
Autoritetet po vazhdojnë punën për të kontrolluar flakët dhe për të mbrojtur banorët e zonave të prekura./E.P-dritare.net

















