Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama nga Shkupi: Ballkani Perëndimor më pranë BE-së se kurrë më parë!

Rama nga Shkupi: Ballkani Perëndimor më pranë BE-së se

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në takimin BE - Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, i cili po zhvillohet në Shkup, shprehu optimizëm të lartë për ecurinë e këtij plani dhe afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Rama nga Shkupi: Ballkani Perëndimor më pranë BE-së se

Në një deklaratë për mediat, Rama theksoi se Shqipëria ka përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet dhe vazhdon me zbatimin e pikave të tjera sipas kalendarit të paracaktuar. “Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumëshekullore,” u shpreh ai, duke shtuar se atmosfera në rajon është pozitive dhe se Plani i Rritjes po ecën shumë mirë, veçanërisht për Shqipërinë.

Rama nga Shkupi: Ballkani Perëndimor më pranë BE-së se

Kryeministri nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian për të dhënë rezultate konkrete dhe për të përmbushur detyrimet në kohë. Ai përmendi edhe mjetin e integrimit gradual, i cili po aplikohet me sukses për vendin tonë.

Rama nga Shkupi: Ballkani Perëndimor më pranë BE-së se

Sa i përket situatës së përgjithshme në Ballkanin Perëndimor, Rama e vlerësoi atë si shumë të mirë dhe falënderoi organizatorët për mundësinë e bashkëpunimit dhe dialogut të vazhdueshëm./L,F-dritare.net