Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marta Kos: Shqipëria po ecën fuqishëm drejt anëtarësimit në BE

Marta Kos: Shqipëria po ecën fuqishëm drejt


Në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Shkup, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se në vetëm gjashtë muaj janë hapur tre kapituj negociues dhe se është realiste hapja e të gjitha kapitujve brenda këtij viti. Kos nënvizoi se Shqipëria po ecën shumë mirë me reformat e integrimit dhe ka mundësi reale të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2030.

Komisionerja gjithashtu theksoi se Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor dhe se dritarja e mundësisë për integrim mund të mos jetë gjithmonë e hapur. Ajo bëri thirrje për përshpejtimin e reformave dhe përkushtim të vazhdueshëm nga vendet e rajonit.

Komisionerja Kos vlerësoi veçanërisht ecurinë e Shqipërisë, duke theksuar se në vetëm gjashtë muaj janë hapur tre kapituj negociues dhe se është realiste hapja e të gjitha kapitujve brenda këtij viti.

“Faleminderit që kontribuoni në suksesin e procesit të zgjerimit,” u shpreh ajo, duke shtuar se mezi pret të festojë hapjen e kapitullit të fundit në vjeshtë./ K.C/dritare.net