
Hyri sot në fuqi. Çfarë thotë Rama për marrëveshjen e pensioneve me Italinë
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se ka hyrë në fuqi marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e kontributeve shoqërore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri me dije se kjo marrëveshje sjell një lehtësi të madhe për mijëra qytetarë shqiptarë dhe italianë që kanë punuar në të dy vendet, pasi u njihet plotësisht çdo vit pune për efekt pensioni, edhe jashtë atdheut.
“Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore, duke sjellë një lehtësi të madhe për mijëra qytetarë shqiptarë, por edhe për mijëra italianë që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve u njihet plotësisht çdo vit pensioni jashtë atdheut. Nderim dhe respekt për mundin e kontributin e tyre.", shkruan Rama.
Kryeministri e ka cilësuar këtë si një akt nderimi dhe respekti për mundin dhe kontributin e të gjithë atyre që kanë punuar ndershmërisht në Shqipëri dhe Itali.
Kjo marrëveshje pritet të zgjidhë një nga problematikat më të mëdha për emigrantët shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar në Itali për vite me radhë, duke iu garantuar atyre të drejtën e një pensioni të plotë bazuar në vitet e punës në të dy vendet./K.C/dritare.net

















