
Juristi Kara: Majko dhe Meta shkatërruan themelet e shtetit shqiptar!
Dritare.net
Në një intervistë të gjatë dhe të drejtpërdrejtë për “Shqip” me Rudina Xhungën në Dritare TV, juristi Romeo Kara bëri një deklaratë të fortë për dy prej figurave më të njohura të tranzicionit shqiptar: Pandeli Majkon dhe Ilir Metën.
“Përgjegjësia më e madhe për shkatërrimin e disa themeleve të ndërtimit të shtetit, si prona, si prishja e fabrikave, nuk është vetëm e Berishës, por sidomos e dy djemve të paarsimuar dhe të pabërë siç duhet: Majko dhe Meta.”
Sipas Karës, vendimet e tyre kanë pasur pasoja shkatërrimtare, jo vetëm për ekonominë, por për vetë strukturën e shtetit shqiptar.
Ai përmendi shembjen e fabrikave, shkatërrimin e pronës publike dhe shitjen e armatimit të ushtrisë për skrap, si veprime që kanë lënë pasoja të pakthyeshme.
Në këtë intervistë, Kara e përshkroi tranzicionin shqiptar si një periudhë ku padituria dhe babëzia ecën krah për krah, duke nxjerrë në pah se shumë nga “shpresat” e asaj kohe u kthyen në dëm për vendin./dritare.net

















