
Në një intervistë në emisionin “Shqip” me Rudina Xhungën në Dritare TV, juristi Romeo Kara i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama: “Të paktën tani, bëj një qeveri që nuk na turpëron më!”
Sipas Karës, qeveria “Rama 4” është shansi i fundit për të treguar që shteti shqiptar mund të drejtohet nga njerëz me dinjitet, devotshmëri dhe dije, dhe jo nga “zarat e radhës të vendosur nga babai, mamaja apo i dashuri i mamasë”.
“Shqipëria nuk ka nevojë për ministra që sillen si servilë përballë Ramës dhe arrogantë përballë qytetarëve,” – deklaroi ai.
Romeo Kara kërkoi një qeveri de facto teknike, të ndërtuar mbi bazën e devotshmërisë dhe jo të interesave politike. Ai theksoi se njerëzit duhet të zgjidhen nga shoqëria civile, nga radhët e profesionistëve dhe qytetarëve të ndershëm, jo nga listat e emëruar në errësirë.
“Në këtë vend nuk ka më vend për pushtet të trashëguar, por për besim të fituar!”
Çfarë duhet të bëjë Rama sipas Karës:
• Të ndalë bashkëpunimin me oligarkët dhe të çlirojë tregun.
• Të ndalë dekorimin e hajdutëve dhe emërimin e njerëzve mediokër.
• Të përfshijë qytetarët në debatin për 33 kapitujt e integrimit europian.
• Të nisë një qeverisje që nuk merret me fasada, por me drejtësi sociale.
“Rama ka një gur në dorë: ose ndërton një qeveri që reflekton drejtësi dhe ndershmëri, ose do të mbahet mend si njeriu që humbi çdo shans për të shpëtuar Shqipërinë nga të njëjtët njerëz që e kanë vjedhur për 30 vite.”, tha Kara në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv./dritare.net

















