
Live/ Vjen në Durrës anije-muze "Art Explora"
Dritare.net
Në Portin e Durrësit është ankoruar anija muze “Art Explora”, për të ofruar një sërë aktivitetesh artistike e kulturore, si festivale, ekspozita, koncerte dhe shfaqje të ndryshme, duke synuar të sjellë artin më afër publikut shqiptar.
Në hapjen e kësaj anije muze për publikun shqiptar, ishte dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Gjatë fjalës së tij, Gonzato e quajti Durrësin "dritaren" e Mesdheut.
"Është kënaqësi që jam këtu dhe dua të përgëzoj Art Explora që e realizoi këtë projekt kaq të veçantë dhe të bukur. Roli ynë ka qenë të ofrojmë hapësirën e duhur për ta – për të menduar, për të krijuar – dhe shumë shpejt do t’ia prezantojmë publikut programin e këtij aktiviteti. Janë aktivitete që do të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë. Dua të përgëzoj Art Explora për mënyrën origjinale me të cilën na sjell vizionin tuaj, historinë mesdhetare. Inkurajoj Bashkinë e Durrësit dhe Qeverinë e Shqipërisë që të investojnë në art. Kultura dhe arti janë motori i duhur për zhvillimin e turizmit dhe përparimit shoqëror."- tha Gonzato./K.C/dritare.net

















