Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama me turoperatorët në Durrës: Nuk është më koha e parave kuturu. Tani koha për cilësi, jo sasi

Rama me turoperatorët në Durrës: Nuk është më koha

Kryeministri Edi Rama u takua pasditen e sotme me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit në Durrës, në kuadër të sezonit të ri veror që do të çelet shumë shpejt. Rama u shpreh para tyre se turizmi në shërbimi është përmirësuar ndjeshëm. Por, tha kryeministri duhet më shumë punë. Kreu i qeverisë shtoi se dubet më shumë cilësi në shërbim.

“Dikur, hoteleve u vendosnin emrat e çunit, gocës dhe vjehrrës. Kjo që kemi bërë është shumë e rëndësishme me ku ishim, por nuk mjafton me ku do të shkojmë. Jemi akoma në një moment të brishtë se nëse e marrim të mirëqenë këtë që kemi arritur dhe nuk investojmë më shumë. Duhet të kemi të qartë çfarë duhet të bëjë privati dhe shtetit. Privati duhet të ketë vetëm një fjalë me të cilën të zgjohet në mëngjes e të flejë në darkë: cilësi. Nuk është më koha e parave kuturu. Është koha për cilësi, jo sasi“, tha Rama./K.C/dritare.net