Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nesër nis fushata, sondazhi i Report Tv dhe Piepolit

Nesër nis fushata, sondazhi i Report Tv dhe Piepolit

Report Tv në bashkëpunim me instituti prestigjioz italian 'Piepoli' sjellin sondazhin e radhës, pikërisht një ditë para nisjes së fushatës zgjedhore për 11 majin. 45% e qytetarëve shqiptarë vlerësojnë punën e qeverisë Rama, një rritje me 2% krahasuar me sondazhin e 27 marsit. Ndërkohë, 5% shprehen “mjaft i zhgënjyer”, 48% “jam shumë i zhgënjyer”.

Të dhënat tregojnë një rënie të besueshmërisë së opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha, pikërisht një ditë para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Në total vetëm 32% e shqiptarëve shprehen se kanë besim tek opozita e Sali Berishës, një rënie me 1% krahasuar me të dhënat e sondazhit të 27 marsit.

Pyetjes “Sa e konsideron të besueshme veprimtarinë politike të opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha?”, 13% e të anketuarve i përgjigjen “shumë e besueshme”, ndërsa 19% “mjaft e besueshme”.

Ndërkohë, 62% e shqiptarëve e shohin opozitën e Berishës si “aspak të besueshme”, një rritje e mosbesimit me 3% krahasuar me rezultatet e sondazhit më 27 mars. 4% e shohin “pak të besueshme”

Nga ana tjetër kemi një rritje me 2% të besueshmërisë te partitë e reja, konkretisht në vlerën 23%. Por gjithsesi, shumica e shqiptarëve s'kanë besim tek të rinjtë në vlerën 58%./shqiptarja.com