Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Rubik: Ish-Uzina e Bakrit do kthehet në fabrikë armësh

Rama në Rubik: Ish-Uzina e Bakrit do kthehet në fabrikë

Kryeministri Edi Rama sot në Rubik ku zhvilloi një takim lidhur me vitalizimin e ish-uzinës së bakrit në këtë qytet që do të shndërrohet në fabrikë për prodhimin e armëve për Forcat e Armatosura dhe eksportin. Rama tha se kjo industri do të krijojë një fron të ri punësimi.

“Në kuadër të hapjes së një faqeje të re në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, ne nisim me investimet e para për krijimin e qendrave të prodhimit të industrisë ushtarake. Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe do të prodhohet për forcat tona të armatosura, por në masën më të madhe për eksport.

Do të thotë një front i ri punësimi, se këtu kërkohen një seri specialitetesh, që nga puna e inxhinierëve dhe teknikëve, punë e cila do të jetë e mirëpaguar dhe e treta shumë e rëndësishme, që duke zhvilluar këtë industri ne nuk rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, por rrisim ekonominë tonë vendore dhe kombëtare", u shpreh Rama./L.F-dritare.net