
Rama: La Civita, strateg për Berishën, turist për mua!
Dritare.net

Kryesocialisti Edi Rama flet për çeljen e fushatës, kundërshtarët politikë. Këta të fundit thotë se nuk janë asgjë tjetër veçse një kënetë. Kryeministri Rama flet edhe retorikën ndaj kundërshtarëve duke thënë se nuk janë denigrime por konstatime, pasi sipas tij ajo që dikur ishte Partia Demokratike, sot është një kënetë.
“Janë shumica këta, se pastaj i bie që gjithë shumica të këtë humbur sensin e masës, në kuptimin që memet janë 1 minutë, ndërkohë që gjatë ditës ka shumë aktivitete dhe ka shumë orë që shpenzohen për çështje të tjera. Kush ka problem memet të mos i shohë, kush mendoj që jetë politike duhet të jetë një jetë vetë me vetulla të ngrysura dhe nuk ka vend për të qeshur e ka gabim. Dhe e fundit fare kush flet për denigrim, gabon. Se këtu nuk bëhet fjalë për denigrim, denigrim janë sulmet me libër shpie dhe kauzat monstruoze, por nuk janë konstatimet lidhur me faktin që ajo çka ishte diku PD sot është një kënetë e madhe dhe ajo aleanca për Shqipërinë Madhështore është grumbullim i mbetjeve politike në një kënetë. Ky është konstatim”, thotë Rama.
Komenton edhe këshilltarin e PD, Chris LaCivita.
Ka dhe një fallxhor aty në buzë të kënetë që mund të shkojë dhe ta shohë njëherë se mos ndoshta bëmë magji të zezë. Janë qesharake dhe provinciale. Zotëria në fjalë ka vetëm një kapacitet, të një turisti që vjen e shpenzon në Shqipëri, shpenzon para që nuk e di sa ka kushtuar dhe si janë gjetur se duhet të jenë shumë, mbase do e marrim vesh. Këto magjitë me përmbysje, histori, janë të zakonshme që kemi dëgjuar, do përfundojnë me klithmat që na u vodhën zgjedhjet./Dritare.net
Kjo intervistë u zhvillua për Report Tv

















