Na ndiqni edhe në

Emisionet

Gjin Gjoni: Pse u vra Azem Hajdari!

Gjin Gjoni: Pse u vra Azem Hajdari!

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV, ka folur për rolin e tij gjatë Lëvizjes Studentore dhe marrëdhënien e tij të veçantë me Azem Hajdarin.
Gjoni ka kujtuar me emocion figurën e Azem Hajdarit dhe ka shprehur trishtimin e tij për humbjen e tij duke theksuar se vrasja e tij ishte një akt politik.


"Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Azem Hajdarin. Ai ishte një natyrë çapkëne dhe vrasjen e tij e kam përjetuar me shumë trishtim. Ishte e rëndë dhe e trishtuar, pasi ai ishte lideri i parë i një force politike," tha Gjoni.
Ai shtoi se, megjithëse nuk ishte pjesë e hetimeve të dosjes së Hajdarit, beson se vrasja e tij nuk kishte lidhje me konflikte të tjera.
"Nuk isha pjesë e dosjes së tij, ndaj nuk mund të ngre hamendësime, por, duke u nisur nga gojëdhënat, mund të them që nuk ishte një vrasje konfliktuale. Po, duke qenë i lidhur ngushtë me politikën, pa dyshim ishte një vrasje politike," u shpreh Gjoni.
Ish-gjyqtari gjithashtu vlerësoi se ngjarja e vrasjes së Hajdarit u përdor për të krijuar më shumë spekulime rreth konflikteve dhe përfshirjes së elementëve kriminale, por ai mbeti i bindur që motivi ishte politik.
"Ngjarja u fry pak për çështje konflikti dhe elemente kriminale, por pa dyshim ishte një vrasje politike.", përfundoi Gjoni./E.P-dritare.net