
Kreshnik Spahiu: Kjo fushatë elektorale është më e dobëta, sepse dihet fituesi
Dritare.net
Në lidhje me fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, juristi Kreshnik Spahiu thotë se kjo është më e dobëta dhe më e ftohta ndër vite.
Sipas tij, edhe parafushatat kanë qenë më të egra sesa kjo që po bëhet për këto zgjedhje. Kjo tregon se rezultati i zgjedhjeve dihet apo është i dakordësuar.
"Mendoj se është një gjuhë vëllazërore, ndonjëherë bërtasin se duhet gënjyer mileti. Kjo është fushata më e ftohtë, më e dobët, më e ftohtë që ka ndodhur ndonjëherë. Nuk ka pasur fushatë të tillë e kaq të dobët, pasi jashtë fushatë kanë krijuar tubime edhe më masive se ato brenda fushate. Kjo tregon se pak a shumë e dinë rezultatin e zgjedhjeve, e dinë fituesin dhe nuk lodhen fare për fushatë elektorale, rrinë pas telefonave dhe rrjeteve sociale”, shprehet Spahiu për Report Tv./K.C/dritare.net

















