
Enrik Banushi është larguar nga posti drejtuesit të Illyrian Guard, shoqëria policore që është me kapital 100% shtetëror.
Në vend të tij është emëruar Florenc Spaho, i cili më parë për një kohë të shkurtër ka mbajtur dhe postin e drejtuesit të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Shoqëria “Illyrian Guard” është e para shoqëri aksionere me kapital 100 % shtetëror, e cila u themelua në vitin 2019 dhe që ofron shërbimet e sigurisë dhe ruajtjes fizike të institucioneve të rëndësisë së veçantë, siç janë institucionet shtetërore dhe në vazhdimësi dhe të bizneseve apo ndërmarrjeve private.
Sjellim ndërmend se kryeministri Edi Rama, pak muaj më parë e kritikoi shoqërinë “Illyrian Guard” duke thënë se ishte kthyer në një “jetimore qokash” që humbi misionin e saj fillestar. Ai po ashtu kërkoi një reformë rrënjësore në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe e cilëson Policinë si pjesë të problemit në çështjen e ndërtimeve të paligjshme./L.F-dritare.net