
A është e sigurt të udhëtosh drejt Qipros?
Dritare.net

Afërsia e Qipros me Sirinë ka sjellë pikëpyetje të shumë pushuesve nëse ishulli i tyre i pushimeve është i sigurt apo jo.
Bregu verilindor i Qipros është më pak se 100 milje nga Siria perëndimore, dhe me sulmet e fundit Turke në veri të vendit, ka pasur shqetësime që ishulli mund të prekej.
Rreth një milion britanikë vizitojnë Qipron çdo vit, dhe shumica e udhëtimeve janë pa probleme.
FCO angleze nuk paralajmëron ndonjë rrezik nëse vizitohet Qipro, gjithsesi përmend se sulmet terroriste nuk mund të përjashtohen
Përse e vizitojnë njerëzit Qipron?
Eksperti i The Telegraph Marc Dubin, shkruan: “Jugu i Qipros ka dy porte-Limassol dhe Larnaca-janë gjithmonë duke e rishpikur veten, për mirë apo për keq. Limassol, porti kryesor jugor dhe qendra industriale, tanimë është multi kulturor për shkak të një ardhje të madhe të rusëve në vitin 1990 dhe gjithashtu të huajve të tjerë, dhe gjithmonë është mbajtur si vendi me nivelin më të lartë të jetesës.
Pjesa e vjetër e Limasol fokusohet në një treg fruta perimesh, të rrethuar me taverna dhe bare, dhe një kështjellë mesjetare me një muzeum mesjetar, rrethuar nga një ish uzinë e ribërë nga fondacioni Lanitis si qendër për të ngrënë, pirë dhe kërcyer.
“Më e qetë, më Levantine Larnaca, me një liqen të kripur dhe pemë palmash, pas vitesh duke qënë violinë e dytë e Limasolit dhe Paphos, tanimë pritet të bëhet një lojtare e madhe në turizëm. Lëvizja e parë ka qënë kompletimi i shëtitores dhe rrugës së biçikletave përgjatë rrugëve bregdetare Pialé Pashá dhe Finikoúdes, të cilat pritet të bëhen fundi jugor i një rruge biçikletash që do të shkojë deri në veri të Voróklini ose më tej.
Burimi: The Telegraph
Përshtati për Dritare net, Ada Shehu

















