A do ta shpërndajë Parlamentin? Ja çfarë thotë presidenti!

Kreu i shtetit, Ilir Meta, tha në “Opinion” se Parlamenti është vetëshpërndarë.

“Parlamenti praktikisht është vetëshpërndarë për mënyrën si është. Askush nuk e beson njeri më parlamentin. Unë kam treguar respekt për parlamentin, kam marrë pjesë dhe në komisionin hetimor parlamentar edhe pse ishte i paligjshëm, iu thash po vij këtu se nuk kam frikë për këto akuza”, tha Meta.

Pjesë nga debati
Ilir Meta: Presidenti është i popullit.

Blendi Fevziu: I zgjedhur nga Kuvendi?

Ilir Meta: Po, por është i popullit, nuk është as i PS as i LSI, as i PD dhe askujt.

Blendi Fevziu: Ata pretendojnë se je i LSI dhe i PD.

Ilir Meta: PD dhe LSI janë shumë më pranë qeverisë se presidenti, po ta sqaroj unë.

Blendi Fevziu: Si pranë qeverisë?
Ilir Meta: Me veprimet që kanë bërë, jo ik nga parlamenti jo ik andej ik këtej, ato i kanë shërbyer kapjes së shtetit. I kanë lënë njerëzit pa mbrojtje, i kanë nxjerrë njerëzit kot më kot në rrugë, e kanë kthyer opozitën në OJQ. E kanë lënë dhe presidentin, jo Ilir Metën, të ekspozuar nga një bandë atje, ku 180 e ca njerëz kanë dhënë dorëheqjen dhe kanë hyrë ca fundi i fundit të listave dhe i bëjnë gjyqin presidentit. Këtë nuk e ka bërë vetëm Rama, e kanë bërë dhe këta që ranë pre provokimit të tij.

LEXO DHE :  Pas Metës, edhe Dvorani thirret në Prokurori

Blendi Fevziu: Ju s’mund të jeni trim në luftë.

Ilir Meta: Une s’jam vetëm, jam i popullit shqiptar dhe kur të vij momenti do i flas hapur popullit shqiptar, siç flas unë. Një deklaratë bëra në Pogradec, vetëm fare dhe nuk mblodha 10 mijë veta, vetëm fare dhe e dhanë 1000 media botërore, kështu që të kenë kujdes.

Blendi Fevziu: Ky është kërcënim ndaj mazhorancës?
Ilir Meta: Jo, jo kjo është një deklaratë besnikërie ndaj popullit shqiptar./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.