Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

9 ëndrrat më të zakonshme, domethënia dhe shpjegimi i tyre

9 ëndrrat më të zakonshme, domethënia dhe shpjegimi i tyre
Në momentin që kemi fikur dritën, mbrojtjet e trurit tonë janë ulur, dhe mendja është e lirë për të udhëtuar përmes dëshirave dhe frikës, shpesh të pazbuluara gjatë ditës.

Ndonjëherë dalin ndjenja vështirë të menaxhueshme në jetën e vërtetë që nuk duam as ti pranojmë për veten tonë. Ëndrat dërgojnë mesazhe të koduara të cilat në momentin e zgjimit, rezultojnë të vështira për t’u kuptuar

Interpretimi i ëndrrave është një shkencë e pasaktë, por dikush edhe beson pak. Psikologët kanë analizuar qindramijëra ëndra, dhe i kanë përmbledhur një listë prej 9 ëndrrash më të zakonshme, kuptimet e tyre dhe mënyrat për të vepruar në jetën e vërtetë:

1. Të ndodhesh në një dhomë bosh dhe të papërdorshme

Dhomat e një shtëpie paraqesin aspekte të ndryshme të karakterit tuaj. Nëse gjendeni në një dhomë të bosh, kjo sugjeron se keni zbuluar tek vetja një talent apo dhunti që më parë nuk e dinit. Në jetë nuk mbaron kurrë së mësuari rreth vetes dhe asaj që zotëron. Për këtë arsye është e rëndësishme që vazhdimisht të stimuloni veten, të kërkoni rrugë të reja dhe për të provuar veten. Vetëm atëherë do të zbuloni talentet që nuk keni ditur se i zotëroni.

2. Të humbasësh kontrollin e automjetit

Automjeti është aftësia për të bërë përpara drejt një qëllimi. Në jetën reale, mund të ndjeni se nuk keni kontroll të mjaftueshme në rrugën e suksesit. Ankthi ndaj gjendjes tuaj, nuk bën gjë tjetër, vetëm se përkeqëson punën tuaj. Mos u përball me situata në të cilat je i bindur që do gabosh ose do të duhet një plan B. Të lësh instiktin të udhëheqë, është zgjidhja më e mirë që mund të bëni.

3. Rrëzohesh

Të ndjesh sikur rrëzohesh nga një lartësi, në ëndër, do të thotë që situata juaj është në fije të perit. Jepi vetes kohë. Qetësohu. Ler që preokupimet të largohen prej teje.

4. Fluturon

Tregon se sapo jeni larguar nga një gjendje e keqe apo kërcënim. Asgjë nuk e përfaqëson lirinë më shumë se fluturimi. Ne jetën reale ky është privilegj i zogjve. Por në ëndër, e keni edhe ju këtë mundësi që të jeni bashkë me zogjtë.

5. Të jesh i papërgatitur në provim

Provimet janë momenti i jetës reale që gjykojmë aftësitë tona. Kur e shikon në ëndër, kjo do të thotë se ju po e merrni veten në provim dhe po e gjykoni mbi lëvizjet që bën në jetën reale. Për ta shmangur këtë ëndër që ta shikoni çdo natë, duhet të inkurajoni dhe mbushni mendjen vetes se jeni të zotë. Në jetën reale, mbushini mëndjen vetes se jeni të aftë. Por nëse vërtet keni provim, atëhere, studioni.

6. Të jesh lakuriq në publik

Duke qenë të zhveshur në publik, ëndra sugjeron se ka një situatë apo kërcënim real që na bën të ndihemi të pambrojtur dhe e ekspozuar.

7. Të mos jesh në gjendje të gjesh banjon

Tualeti është vendi ku kryejmë nevojat tona themelore. Atëhere në jetën reale, ju keni nevojë për të shprehur nevojat tuaja. Ëndra na paralajmëron se ka diçka të gabuar, diçka që ne nuk duam t’ia pranojnë vetes. Realiteti në këtë rast tregon se duke u dhënë shumë për të tjerët, nuk po i lemë kohë vetes dhe hapësirë nevojave tona. Dëgjoni këshillën e ëndrrave. Por nëse ëndra insiston, atëhere keni më shumë se një problem. Çohuni nga gjumi, dhe shkoni menjëherë në banjo.

8. Të humbasësh dhëmbët

Dhëmbët janë besimin që keni tek vetja, dhe kur i humbisni, diçka në jetën reale është kërcënuese për ju dhe ju nuk keni besim se jeni në gjendje të mbroheni. Mblidhni veten, rigjeni luanin brenda jush, rigjeni besimin në veten tuaj, ndihuni të sigurtë dhe filloni e analizoni faktet pa panik, për të kuptuar nga po ju vjen rreziku dhe si të mbroheni.

9. Po ju ndjekin

Ka një problem në jetën që është duke rënë mbi ty. Në jetën reale, shumicën e kohës, ndeshemi me probleme që na duken më të madhe se forca që kemi për ti përballuar. Ndalojuni, edhe nëse ajo që ju vjen përballë ju tremb dhe jeni të bindur që do t’iu lëndojë. Shpesh aty fshihet edhe fati ynë./dritare.net