

Të mësosh të vërtetën rreth dietës ideale të diabetit, është hapi i parë i planit më efektiv. Por jo çdo gjë që dëgjojmë të thuhet rreth saj, është e vërtetë.
Anabel.al shkruan cilat janë disa nga mitet, të cilat deri më sot i kemi besuar të gjithë.
1. “Një dietë diabeti është shumë e limituar!”
Kjo nuk është aspak e vërtetë. Ju mund të konsumoni gjithçka, e vetmja gjë për të cilën duhet të jeni të vëmendshëm, është sasia që do të merrni. Të keni diabetin e tipit 2, nuk do të thotë të hiqni dorë nga ushqimet që doni. Thjesht duhet t’i merrni ato në masën e duhur dhe t’i kombinoni në mënyrë të shëndetshme.
2. “S’do të ha më kurrë ëmbëlsira!”
Sigurisht që mundeni. Në momentin që ju do të familjarizoheni me dietën tuaj, për të mbajtur nën kontroll diabetin, do ta shihni që një ëmbëlsirë më shumë nuk do të përbëjë asnjë lloj rreziku për shëndetin tuaj. Mjekët rekomandojnë ngrënien e porcioneve të vogla ose ngrënien e ëmbëlsirave në raste speciale.
3. “Mund të ha vetëm ushqime për diabetikë!”
Nuk ka asnjë ushqim special për diabetikët, mos ia thoni më vetes këtë. Dieta ideale e diabetit është gjithashtu dieta më e shëndetshme për të gjithë, që përfshin proteinat, frutat dhe perimet. Ndryshimi i vetëm është masa!
4. “Ëmbëlsuesit artificialë janë të dëmshëm!”
Jo, kjo nuk është aspak e vërtetë. Ëmbëlsuesit arti¡cialë, përveçse nuk janë të dëmshëm, ju ndihmojnë të plotësoni nevojën që keni kur organizmi juaj kërkon një gjë të ëmbël.
5. “Nëse jeni strikt në dietën tuaj ushqimore, diabeti do të zhduket!”
Një dietë e shëndetshme ushqimore nuk e shëron diabetin, thjesht e mban atë nën kontroll. Nëse ju keni diabetin e tipit 2, insulina që prodhon trupi juaj, nuk funksionon siç duhet për të zhvendosur glukozën që merrni nga ushqimet në qelizat tuaja, ku do të përdoret për energji. Kjo shkakton rritjen e sheqerit në gjak dhe një dietë e shëndetshme nuk mundet ta shërojë përfundimisht atë, por e sigurt është që do të mund ta mbani nën kontroll dhe do të shmangni përfundimisht komplikimet.
6. “Frutat janë të shëndetshme, mund të ha sa të dua!”
Frutat përmbajnë karbohidrate, kështu që ju duhet t’i llogarisni ato me kujdes. Frutat janë burim i mirë vitaminash, mineralesh dhe ¡brash, element të cilët duhet patjetër të jenë në dietën tuaj. Por nese do t’i konsumoni pa kriter, rreziku që situata t’ju dalë jashtë kontrollit, është më i madh.
7. “Po marr ilaçe, kështu që mund të ha ç’të dua!”
Këtu gabojnë të gjithë. Mendimi se ilaçi është gjithçka duhet për të mbajtur diabetin nën kontroll bën që shumë njerëz të abuzojnë me dietën ushqimore dhe dihet në fund rezultati. Për të shmangur çdo lloj komplikimi duhet patjetër që në stilin tuaj të jetesës të jetë një ushqim i shëndetshëm dhe aktivitet ¡zik i vazhdueshëm. Nëse nuk i bëni këto, sheqeri në gjak do të vazhdojë të rritet, pavarësisht dozës së ilaçeve që merrni zakonisht.

















