Na ndiqni edhe në

Modë

6 trajtime të dobishme për flokë të dëmtuar

Jemi të sigurt se kujdesi i flokëve është një procedurë bukurie rutinë për çdo femër. Duam t’ju çudisim me disa trajtime të dobishme në kushte shtëpie, që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë.

Hidhini një sy trajtimeve të mëposhtme dhe argëtohuni!

1. Maskë me vaj kokosi dhe mjaltë

1

Vaji i kokositt thuhet se është një nga gjërat më të mira që mund të përdorni në flokët tuaj pasi me të vërtetë ushqen dhe zbut flokët. Gjithashtu ndalon humbjen e proteinave nga flokët prandaj, nëse je një vajzë me kaçurrele, kjo është një maskë e shkëlyer! Thuhet gjithashtu se lufton problemet me skalpin e kokës, sic është zbokthi.

2. Shpërlaje kokën me birrë

2

Përdorni një shpëlarje të tillë, të paktën një herë në javë, për të pasur rrënjë të shëndetshme dhe flokë plot shkëlqim. Me birrë, parandaloni gjithashtu djegien e flokëve.

3. Limon

3

Limoni ndihmon në trajtimin e infeksioneve fungale, zbokthin dhe parazite të tilla si morrat që mund të shkaktojnë rënie të flokëve dhe dëmtimin e tyre.

4. Maskë me banane, avokado dhe vezë

4

Maska me banane është mrekullia që zbut dhe përmirëson flokët e dëmtuar ndërsa avokado prej shumë vitesh gjendet si përbërës hidratues në shumë produkte flokësh. Dhe veza dihet shumë mirë se është e pasur në proteina, squfur dhe biotin.

5. Vaj ulliri dhe uthull

5

Përzieni vaj ulliri të cilësisë së mirë me pak uthull dhe masazhoni skalpin e kokës dhe majat e flokëve. Mblidhini flokët me një kapuç dush dhe mbajeni maskën për 30 minuta. Më pas, lani kokën me shampo dhe balsam, si zakonisht. Kjo maskë është perfekte për flokë të dëmtuar.

6. Uthull molle

6

Uthulla e mollës duhet të jetë patjetër pjesë e regjimit tuaj të bukurisë. Kjo, për shkak se uthulla e mollës nuk është vetëm e shijshme në sallatë, por është edhe një ‘ilaç’ për të përmirësuar pamjen dhe gjendjen e flokëve tuaj./dritare.net/