5 mitet që duhet t’i dini për gripin dhe ftohjen

Shirat erdhën dhe do sjellin edhe virozat. Njerëzit janë të prirur të fajësojnë erën dhe temperaturat e ulëta, për faktin që të gjithë njerëzit  janë me viroza gjatë këtyre ditëve kur moti po ndryshon. Pastaj zgjidhja e vetme që kanë të gjithë janë vetëm antibiotikët.

Duhet të dimë  5 mitet më të zakonshme rreth të ftohtit dhe gripit që ne duhet të harrojmë. Pasi të lexoni këtë artikull nuk do të arrini t’i besoni këto fakte që lidhen me të ftohtin.

Gripi mund të kthehet në ftohje 

I ftohti është faktori kryesor që shkakton viruse të ndryshme. Por ju nuk duhet të ngatërroni sëmundjet e tjera me gripin. Ftoja fillon gradualisht me dhimbje fyti, dhimbje koke dhe ethe. Ndërsa gripi shoqërohet me dhimbje muskujsh, dhimbje koke, dhe gjendje e dobët e imunitetit të trupit.

Por ju duhet të kuptoni se nëse jeni të lodhur fizikisht, pra jeni me grip, dhe kjo lodhje nuk mbaron edhe pas 5 ditësh, konsultohuni me mjekun sepse mund të kalojë në ftohje.

Duhet të kuptoni se nëse jeni ftohur temperatura e trupit nuk rritet, ndërsa kur jeni me grip temperatura e trupit rritet shumë.

Nëse mendoni se jeni me grip por nuk teshtini, atëherë i bie të jeni me ftohje.

Keni  përdorur  antibiotikët  për ftohjen?

Antibiotikët nuk mund të mposhtin një virus pasi struktura e tyre ndryshon nga një sëmundje bakteriale. Për më tepër, antibiotikët në të vërtetë mund t’i bëjnë gjërat më keq sepse ndërkohë që simptomat e të ftohurës  nuk do të zhduken virusi do të vazhdojë të përhapet.

LEXO DHE :  7 gjëra rreth financimit, që çdo themeluese e një biznesi duhet t'i dijë!

Ju nuk jeni specialistë për tu shëruar vetë nga ftohja

Nëse ju vëreni që jeni ftohur dhe kalojnë më shumë se 20 ose 30 ditë  dhe gjendja fillon e komplikohet  edhe  më shumë, duhet të bëni kujdes sepse mund t’ju shfaqen në moment probleme me frymëmarrjen.

Nuk duhet të merrni raport mjekësor  nëse jeni me grip

Shumica e njerëzve janë të prirur të qëndrojnë në shtëpi disa ditë nëse ju bie gripi, me mendimin se do shërohen më shpejtë. Por në fakt është  krejt e kundërta, sepse mjaftojnë 1-2 ditë dhe pastaj mund të shkoni në punë. Sepse qëndrimi në shtëpi do bëjë të mundur që gripi t’ju ngjitet edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Mos qëndroni gjatë gjithë kohës në shtrat

Qëndrimi gjatë gjithë kohës në shtrat do ju jap mundësi baktereve dhe virusit të forcohen më shumë në trupin tuaj. Qarkullimi i gjakut do fillojë të zvogëlohet  dhe nuk do ndjeni asnjë përmirësim nëse do rrini gjatë gjithë kohës shtrirë. Ajri i pastër jashtë do ju bëjë më mirë për frymëmarrjen dhe gripi do ju kalojë më shpejtë, ju sugjeron dritare.net./ I.M-/dritare.net

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.