Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

20 vite pas masakrave, Parlamenti miraton rezolutën e cila fajëson Serbinë për gjenocid në Kosovë

20 vite pas masakrave, Parlamenti miraton rezolutën e cila fajëson
Parlamenti ka miratuar me 79 vota Pro rezolutën e cila e dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Kryetari i Komisionit për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, Bilall Sherifi u shpreh se në këtë rezolutë janë përfshirë sugjerimet që janë dhënë nga deputetët e Kosovës.

“Në vitin 1999 forcat serbe kryen mbi 100 masakra në Kosovë madje në disa vende edhe i dogjën për së gjalli njerëzit, si në Breznik, Mitrovicë, Podujevë, Randobravë, Krushë e vogël dhe të madhe, Gjakovë, Matiqan, Izbicë, Llashticë e Gjilanit, Rrezallë. Gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë ushtruan dhunë seksuale ndaj 20 mijë personave. Gjatë këtyre viteve dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi 1 milion shqiptarë duke konfiskuar çdo dokument zyrtarë në mënyrë që të zhduket çdo dëshmi”, tha në Sherifi në Kuvend./e.k-Dritare.net