Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen tri banesa në Gojan të Madh!

Untitled-design-34.webp

Situata nga zjarri në Gojan të Madh të Pukës është përkeqësuar sërish. Flakët, të cilat vijojnë prej dy ditësh, kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë djegur tri banesa në lagjen Pepaj.

Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë, ka nisur evakuimi i banorëve nga zonat e kërcënuara. Në terren po ndërhyjnë forcat zjarrfikëse, efektivë të Forcave të Armatosura dhe mjete nga disa bashki, ndërsa operacioni mbështetet edhe nga ajri me helikopterë.

Era, terreni i thyer dhe mungesa e rrugëve po e vështirësojnë shuarjen e flakëve. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa përparësi mbetet mbrojtja e banorëve dhe e banesave.