

Bari i ngritur nga biznesmenja Shefikat Ngjela, e njohur asokohe për lidhjet e afërta me Fatos Nanon, edhe emrin e mori pikërisht për shkak të dobësisë që kishte Nano për këtë shtet. Por… ‘o tempora o mores”. O kohë, o zakone - thoshin latinët. Nanoja tashmë është kthyer në histori. Në PS ka ardhur koha e Eduard Ndocaj. Elektorati i PS adhuron Ndocaj. Klientët e bar “Austria” duan Ndocaj. PS është në ditën që nuk adhuron më Nanon, por Ndocaj.
Sot Ndocaj nuk ka vonuar të sulmojë Ramën pikërisht në zemër të tij, tek godina e PS. Nuk dihet si e kanë llogaritur këtë sulm kupola e PS. Nëse Rama ka qenë i nervozuar nga përplasja me Blushin, që u reflektua edhe tek gota e derdhur e ujit, pjesa tjetër e kupolës nuk ka folur. Nuk ka folur Gramoz Ruçi. Ndërsa Erjon Braçe ka devijuar temë duke ju sulur me një status Berishës, çka ka shkaktuar panikun e liderit historik të demokratëve.
Gjithsesi kjo heshtje tregon se ujërat janë të trazuara në thellësi. Thënia në dukje e pafajshme e Ndocaj, se “më pritën më mirë se Nano”, duke pasur parasysh nostalgjitë dhe përkrahësit që ka Nano në PS, tingëllon më shumë si kërcënim se deklaratë e pafajshme./dritare.net

















