Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbulohen prapaskenat/ Toto Riina u shit tek policia italiane

Zbulohen prapaskenat/ Toto Riina u shit tek policia italiane
Gazeta italiane “La Sicilia” ka publikuar një artikull ku flitet për arrestimin e bosit të “Cosa Nostra” Toto Riina në vitin 1993.

Gazeta shkruan për herë të parë se Riina u shit tek karabinierët, nga Bernardo Provenzano.

“Arrestimi i Riina-s ishte rezultat i një kompromisi të turpshëm nga disa oficerë të ROS si Mori dhe de Donno. Ishte rezultat i një projekti të mbajtur sekret prej anëtarëve të institucioneve e gjyqtarëve që besonin fort në vendosshmërinë e aksionit të shtetit kundër Cosa Nostra-s. Procesi vazhdon në negociatat e Shtetit me Mafia, ku prokurori Vittorio Teresi tregon se arrestimi i Toto Riinës erdhi pas një marrëveshje me një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të kokës së mafies famëkeqe. Po sipas tij, The Godfather është dorëzuar në polici nga ‘krahu i djathtë’ pranë kreut të Cosa Nostra, Bernardo Provenzano,” shkruan La Sicilia, raporton “Panorama”

“Riina, me të cilën ushtarët e Rosit akuzuan në gjyq, kishin filluar një dialog që synonte ndalimin e masakrave, por që u konsiderua si një “bashkëbisedues” tepër i papajtueshëm.

Kështu, u preferua Provenzano në vend të tij si mbështetës i linjës së fshehtësisë dhe larg idesë së “papello”, që Riina i prezantoi shtetit përmes karabinierëve”,-shkruan më tej artikulli./ I.M-Dritare.net