Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zaev: Gjermani ka frikë nga miku im, Edi Rama

Zaev: Gjermani ka frikë nga miku im, Edi Rama
Nga Brukseli, kryeministri  maqedonas, Zoran Zaev, ka folur për procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zaev tha se Franca e Holanda janë shprehur me rezerva për negociata, ndërsa theksoi se Gjermania ka frikë nga kërcënimet e palës shqiptare, se mos hapja e negociatave mund të shkaktojë destabilitet në rajon.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut vijon më tej duke thënë se, shteti gjerman ka frikë dhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama i cili sipas tij mund të kërcënojë palën gjermane me ndryshim kufijsh dhe një bashkim të mundshëm me Kosovën.

“Ata mendojnë se nëse i hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe lihet jashtë Shqipëria, do të krijohet problem dhe mund të ndikojë tek Kosova. Gjermanët frikësohen nga kërcënimet e mikut tim Edi Rama për ndryshime të mundshme të kufijve ose bashkimit me Kosovën, por unë nuk besoj në këto punë, pasi kjo do të thotë kthim prapa për 10 vjet për Shqipërinë. Ndërsa një gjë të tillë nuk e dëshiron askush”- tha ai, transmeton Zhurnal.mk./E.B-dritare.net