
Yjet e Shqipërisë se Mesme bëhen bashkë, në një koncert madhështor
E Shtunë 25 Janar 2020, 21:09
Dritare.net

Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka dhënë lajmin e bukur në Instagram. Ndërsa e shoqëron me një video, Veliaj fton gjithë adhuruesit e këngës popullore që të marrin pjesë në këtë koncert.
“Tirana feston shekullin e parë si kryeqytet i shqiptarëve.
Të martën e 11 shkurtit, në sheshin “Nënë Tereza”, ora 19.00, kryefjala është muzika popullore qytetare, 100% e gjallë.
Banda e qytetit, Ansambli “Tirana” dhe emrat më të njohur të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, ju ftojnë në festë.”,- shkruan Veliaj./K.C/dritare.net

















