Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama nxjerr shifrat: Gjyqtari fillestar në Shqipëri merr 500 euro më shumë se ai në Greqi!

Debati për pagat e gjyqtarëve ka sjellë një tjetër reagim nga kryeministri Edi Rama. Përmes një tabele krahasuese të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka treguar se sa paguhet aktualisht një gjyqtar fillestar në Shqipëri në raport me kolegët e tij në disa vende të rajonit dhe Evropës, ndërsa ka vënë theksin te rritja e pagës që kërkohet nga gjyqtarët.


“Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi…”, shkruan Rama./K.C/dritare.net