Gjyqtari: Kemi qesen tonë të buxhetit! Rama: E pabesueshme si e kupton pavarësinë!
Sunday 13 September 2026, 19:07
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së bërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, në lidhje me debatin për pagat në sistemin e drejtësisë. Gjyqtari u shpreh; “ne kemi qesen tonë të buxhetit, nuk po marrim nga qeset e të tjerëve”, deklaratë që ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.
“E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…”, shkruan Rama në platformën X./K.C/dritare.net