Kurti: U bë mirë që u konstituua Kuvendi, nënkryetari i dytë i takon PDK-së
Dritare.net

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se u bë mirë që u konstituua Kuvendi. Kurti e cilësoi këtë si një arritje dhe tha se do të jenë të gatshëm ta votojnë edhe Vlora Çitakun për nënkryetare kur PDK-ja do të jetë në Kuvend.
“U bë mirë u konstiuua. Nënkryetari i dytë i Kuvendit i takon PDK-së. Në çdo moment që janë të gatshëm ta propozojnë zonjën Vlora Çitaku ne menjëherë do ta votojmë. Urime konstituuimi. Përafërsisht tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit u konstituua Kuvendi. E dini se vitin e kaluar u deshën 8 muaj nga zgjedhjet të konsituuohet Kuvendi. Nga tetë tash e kemi sjellë në tre muaj. Do të ishte më mirë të bëhej më herët. Urime gjithëve është e arritur kjo. Tash duhet të vazhdojmë me formim e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit për [farë e kemi marrëveshjen me LDK-në”, tha Kurti.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e konsideroi të konstituuar Kuvendin pa nënkryetar nga radhët e PDK-së./dritare.net
