Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestuesit e maskuar sulmojnë me gurë e molotovë Kuvendin, thyejnë banka e biznese te “Kullat Binjake”

Protestuesit e maskuar sulmojnë me gurë e molotovë Kuvendin,

Që prej orës 17:45 protesta në Tiranë u përshkallëzua në dhunë. Protestuesit e vendosur pranë Kryesisë së Kuvendit goditën me gurë dhe thyen xhamat e institucionit, ndërsa efektivët në terren u kërkuan të ruanin qetësinë dhe të distancoheshin nga veprimet e dhunshme.

Më pas, protestuesit nisën të godasin me gurë edhe godinën e Kryeministrisë. Policia ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjelllës. Gjatë tensioneve protestuesit shkulën me forcë pllakat metalive të ambienteve të një banke të nivelit të dytë në bulevard.

Përplasjet vijuan deri të paktën në orën 18:22. Policia përdori spraj lotsjellës dhe spraj me piper, ndërsa në terren ndërhyri edhe autoboti me ujë. Gjatë ndërhyrjes nisën edhe shoqërimet e protestuesve nga efektivët./dritare.net