Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Konstituohet Kuvendi i Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka konstatuar të konstituuar legjislaturën e XI të Kuvendit të Kosovës, pasi janë zgjedhur nënkryetarët nga radhët e LDK-së, të komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë joserbe. Në këtë seancë Haxhiu tha se përkundër thirrjeve të sërishme që Partia Demokratike e Kosovës të marrë pjesë në seancë dhe atë për herë të tretë, deputetët e kësaj partie s’gjenden në seancë. PDK-ja para fillimit të seancës njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seanca tjera dhe se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu në një letër drejtuar Haxhiut tërhoqi përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare.

Ajo ka thënë se bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese askush s’mund ta mbajë të bllokuar konstituimin./dritare.net