Vrasja e portugezit në Ksamil, autori tregon si nisi sherri
Wednesday 19 August 2026, 15:03
Dritare.net

Është zbardhur dëshmia e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit të dyshuar për vrasjen me thikë të një 21-vjeçari portugez në Ksamil.
Para grupit hetimor, Vata ka deklaruar se konflikti nisi për shkak të zhurmës. Sipas dëshmisë së tij, thikën e kishte në dorë viktima dhe ai ia kishte marrë, përpara se ta godiste.
Ndërkohë, të rinjtë nga Portugalia dhe Franca që ndodheshin në zonë kanë deklaruar se nuk e kanë parë momentin e konfliktit. Ata kanë thënë se për ngjarjen janë vënë në dijeni vetëm pas mbërritjes së Policisë.
Hetimet vijojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes, rrethanat që çuan në përplasjen mes palëve dhe përgjegjësinë e autorit./L.F-dritare.net