
Vjen revolucioni i shumëpritur për flokët, gati bojërat prej grafeni
Dritare.net

Për më tepër, meqënëse përçon elektricitetin dhe nxehtësinë, mundëson që flokët të mos elektrizohen gjatë ditëve me lagështirë.
Kjo arritje vjen falë studiuesve të Universitetit “Northwestern” në Ilinois, SHBA.
Ndryshe nga produktet që janë në qarkullim që kanë për bazë amonjakun, që i bëjnë flokët më të dobët dhe dëmtojnë strukturën, boja me grafen shfrytëzon avantazhet e përbërjes së këtij materiali në gjendje t’i përshtatet sipërfaqeve të çrregullta dhe të lëkundshme.
Për më tepër struktura e tij molekulare e bën grafenin më të sigurt, sepse molekulat e bojërave të tjera mund të hyjnë në lëkurë. Ndërsa grafeni është shumë i madh për të hyrë në organizëm.
Një avantazh tjetër është se nuk është e nevojshme të përdorësh një grafen të cilësisë së lartë për bojërat, sikurse duhet për pajisjet elektronike./g.s-Dritare.net

















