Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Plakat e marsit ngrijnë Korçën

Video/ Plakat e marsit ngrijnë Korçën
Pranvera e rikthen borën në Korçën. Këto dy ditë u fol për çmenduri të motit, ulje temperaturash dhe reshje shiu. Por mesa duket, qyteti juglindor është  prekur nga këto luhatje të paparashikueshme të motit.

Banorët e Korçës dhe zonat përreth ditën e sotme janë zgjuar të mbuluar nga reshje e borës, duke arritur trashësinë deri në 10 cm në zonat më të larta.

Por duket se kjo borë do sjellë dëme për fermerët.

Veç uljes se ndjeshme të temperaturave deri në 3 grade celsius, reshjet sipas fermerëve mund te sjellin dëmtimin e prodhimit bujqësor.

Drejtori Rajonal i Bujqësisë, Vullnet Gjolla, pranon se nëse ulen temperaturat, duhen parë dëmet. Fermerët e fushës së Korçës kultivojnë kryesisht molle, kumbull dhe qershi.

Banorët e Korçës dhe zonat përreth ditën e sotme janë zgjuar të mbuluar nga reshje e borës, duke arritur trashësinë deri në 10 cm në zonat më të larta.

Trashësia maksimale e borës ka arritur në pikën turistike të Dardhës ku janë regjistruar 10 cm borë, ndërsa më pak reshje ka pasur në Voskopojë dhe Qafë-Thanë.

[cycloneslider id="bore-ne-korce"]