Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Granit Xhaka bën golin e parë në Angli

Video/ Granit Xhaka bën golin e parë në Angli
Mesfushori me origjinë shqiptare i transferuar këtë verë te anglezët e Arsenalit, Granit Xhaka, ka arritur të shënojë ditën e sotme golin e tij të parë me fanellën e topçinjve. Ai shënoi në minutën e dytë shtesë golin e 4-t të Arsenalit në fitoren 1-4 në transfertë ndaj Hullit.

Ky gol me siguri do të votohet për një nga më të bukurit e javës pasi ishte vërtet një super gol. Kjo fitore e ngjit Arsenalin në kuotën e 10 pikëve pas 5 ndeshjesh dhe e rendit provizorisht në vendin e 3-të.