
Donald Trump, ka bërë deklarata të forta lidhur me luftën në Ukrainë dhe të ardhmen e territorit të saj.
Gjatë një prononcimi për mediat pas një takimi të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, ku u pyet nëse kishte diskutuar për marrëveshje të mundshme të “shkëmbimit të territoreve” me liderë botërorë, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Trump u shpreh optimist për fatin e Ukrainës.
“Ukraina do ta rifitojë jetën e saj,” deklaroi Trump. “Ata do të marrin shumë tokë.”
Megjithatë, ai theksoi se konflikti ka qenë i ashpër dhe se Rusia mbetet një fuqi ushtarake me ndikim.
“Kjo ishte një luftë,” shtoi ai, duke theksuar se “Rusia është një komb i fuqishëm ushtarak… pavarësisht nëse njerëzve u pëlqen apo jo”./E.P-dritare.net /BBC

















