Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri sllovak: Ukraina s’duhet të hyjë në NATO!

Kryeministri sllovak: Ukraina s’duhet të hyjë në NATO!

Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka ritheksuar qëndrimin e tij kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, duke e cilësuar këtë si një parakusht thelbësor për përfundimin e konfliktit me Rusinë.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Fico deklaroi:

“Kur, që nga fillimi i luftës, e refuzova anëtarësimin e Ukrainës në NATO si një parakusht themelor për t’i dhënë fund konfliktit, u kryqëzova publikisht. Sot, fakti që Ukraina nuk do të jetë në NATO merret tashmë si i mirëqenë.”

Ai thekson se paqja në Ukrainë është e pamundur pa pranimin e realitetit se vendi nuk mund të bëhet pjesë e aleancës ushtarake perëndimore./BBC