Na ndiqni edhe në

Sport

Video/ Gazetari e pyet a është Shqipëria ekip i fortë, Pique ia plas të qeshurës

Video/ Gazetari e pyet a është Shqipëria ekip i fortë, Pique
Qendërmbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique, gjatë një konference për shtyp me gazetarët, ka qeshur në momentin kur është pyetur nëse Shqipëria është kundërshtar i fortë për Spanjën.

“Shqipëria, e vështirë apo jo?”, pyeti një nga gazetarët spanjollë dhe Pique nisi të qeshte përpara se të përgjigjej.

“Shqipëria është një skuadër që… (qesh përsëri) isha përgatitur për pyetje tjetër… Është një skuadër e vështirë, e tregoi veten duke u kualifikuar në Europianin e fundit. Në Shqipëri e patëm të vështirë, mbyllen mirë dhe godasin në kundërsulm”, tha Pique pasi arriti të rikthente seriozitetin.

Ndeshja Spanjë-Shqipëri do të luhet sot në orën 20:45 në Alicante./d.r-dritare.net