SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi!
Dritare.net

Një kallëzim i muajit shkurt 2024 nga ish ortaku i tij i biznesit Aredin Behari, e ka sjellë sërish në SPAK deputetin demokrat Luan Baçi. Baçi është paraqitur së bashku me avokatin e tij, Sokol Mëngjesi dhe ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth gjysmë ore.
“E njëjta procedurë i njëjti zanat. Është e treta herë që vij, madje them të aplikoj për vende pune. Një ish ortaku im është kujtuar që pas 16 viteve të më kalllëzoj në SPAK për problematika nga më të ndryshmet për arsyet që ai pretendon. Sot jam si një person nën hetim. I bëra shpjegimet për qytetarët se ai që shkon në SPAK të cilësojnë si njeri të bërë pis. Do të përballem pikë për pikë të ligjit”, tha Baçi.
Por për çfarë akuzohet Baçi?
Ai është paditur se ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 milionë eurosh. Gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private 'Geral AM', para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI.
Aksionet në firmë janë marrë nga gruaja e Baçit, Elsa Baçi. Po në këtë periudhë Luan Baçi është hetuar për korrupsion me patentat kur ka qenë drejtor në Fier, madje në atë kohë ka pasur edhe një masë pezullimi detyre ndaj tij./ dritare.net