Video/ Arena Kombëtare drejt fundit, fillon shtrimi i tapetit
Wednesday 11 September 2019, 20:08
Dritare.net
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ditën e sotme pamje të reja nga puna në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Tanimë, duket se gjithçka është drejt fundit, dhe ka nisur edhe shtrimi i tapetit të gjelbër.

Pas shtrimit, gjithçka do të jetë gati, por do të duhet një periudhë prej 30 ditësh që tapeti të lidhet me tokën, dhe të inaugurohet./ I.M-Dritare.net