Na ndiqni edhe në

Bota

Fitoi 1 milion euro në lotari, gruaja hodhi gabimisht biletën fituese në plehra!

WhatsApp Image 2026-08-06 at 3.10.27 PM.jpeg

Një grua nga Bitonto, pranë Barit në Itali, për pak sa nuk humbi një fitim prej 1 milion eurosh, pasi hodhi gabimisht në kosh biletën fituese të lotarisë.

Gruaja kontrolloi biletën në një pikë shitjeje, ku në ekran u shfaq mesazhi "non pagabile" ("nuk paguhet"). Duke menduar se bileta nuk kishte fituar, ajo e hodhi në plehra. Në fakt, mesazhi nënkuptonte se fitimi nuk mund të tërhiqej në atë pikë dhe duhej ndjekur procedura zyrtare.

Pasi familjarët kuptuan se bëhej fjalë për biletën fituese, njoftuan menjëherë kompaninë e pastrimit. Punonjësit gjurmuan kamionin e mbeturinave dhe kontrolluan rreth 6 ton mbetje, derisa gjetën biletën pothuajse të paprekur.

Falë ndërhyrjes së tyre, gruaja do të mund të tërheqë fitimin prej 1 milion eurosh, ndërsa kompania e pastrimit e cilësoi ngjarjen si një "mrekulli".

Foto: Roberto Nicola Toscano, administratori i kompanisë së pastrimit që ndihmoi në gjetjen e biletës fituese./ La Gazzetta del Mezzogiorno