Kryepiskopi Joani në Imbros, merr pjesë në festimet për 65-vjetorin e Patriarkut Bartholomeu
Wednesday 12 August 2026, 11:11
Dritare.net
Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, ndodhet në Imbros, me rastin e festimeve për 65-vjetorin e hirotonisjes në gradën klerikale të Patriarkut Ekumenik, Tërëshenjtërisë së Tij Bartholomeut.
Në ceremonitë përkujtimore merr pjesë edhe Patriarku i Aleksandrisë dhe i Gjithë Afrikës, Theodori II.
Në kuadër të këtyre festimeve, më 13 gusht 2026, tre Primatët pritet të bashkëmeshojnë në Imbros, vendlindja e Patriarkut Ekumenik Bartholomeu.
Prania e tre krerëve të Kishave Ortodokse në këtë përvjetor i jep një rëndësi të veçantë ngjarjes, e cila shënon 65 vite nga hirotonisja e Patriarkut Bartholomeu në shërbesën klerikale.